03.03.2010
Risi nga PROCREDIT BANKA: BIZNES PAKO
Duke promovuar veprimtari më të mirë bankare për sektorin e biznesit, ProCredit Banka ofroi pako të veçanta biznesi të destinuara për ndërmarrjet.
Biznes pakoja, mes shërbimeve tjera standarde, përmban numër të madh të kushteve të volitshme si: shkallë vjetore të interesit prej 7,5% të tejkalimi të lejuar në llogari, kreditim me shkallë të ulura të interesit, rifinancim të kredive pa provizion gjatë pagesës, veprimtari elektronike bankare pa kompensim mujor dhe kushte të posaçme të volitshme për të punësuarit në ndërmarrje. Pakot janë të destinuara për ndërmarrjet të cilat kanë të ardhura më të larta se 6 milionë denarë, por edhe për ata deri në atë shumë ProCredit Banka gjithashtu përgatiti pako të veçantë të shërbimeve me shkallë të ulura të interesit dhe numër të madh të kushteve të volitshme.
“Presim rritje absolute të kreditimit në vitin 2010 dhe vendosmëri më të madhe nga ana e ndërmarrjeve që të investojnë në zhvillimin e tyre. Pikërisht për këtë përgatitëm pako të veçanta afariste të përshtatura me nevojat e ndërmarrjeve, me të cilat besojmë se do t’i përkrahim aktivitetet e tyre dhe do të ndihmojmë në rritjen e tyre” - theksoi Jovanka Joleska Popovska, drejtoreshë e përgjithshme e ProCredit Bnakës.
|